Kjo javë ka qenë shumë e zëshme për banorët e Big Brother VIP, të cilët kanë qenë të përfshirë në diskutime të mëdha me njëri-tjetrin.
Teksa mbrëmë krijuan një rrëmujë të madhe e polemika të shumta, një incident tjetër ndodhi derisa ata po qëndronin në oborr të shtëpisë.
Në bazë të asaj që është shpërndarë në rrjete sociale, disa persona duket se kanë ‘sulmuar’ shtëpinë e BB VIP.
Banorët u panë të shqetësuar pasi drejt tyre hidheshin gurë e sende të tjera të forta.
Natyrisht, situata ka qenë në kontroll dhe duket se menjëherë kishte një intervenim të policisë.
Të njëjtit tanimë po qëndrojnë prej më shumë se dy muajsh brenda shtëpisë dhe do jenë deri në janar.
Ata garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.