Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, para anëtarëve të komisionit për administrate publike, pushtet lokal, media dhe zhvillim rajonal ka raportuar për të arriturat e MAPL-së, duke përfshirë punët e përfunduara që nga marrja e mandatit të tij dhe projektet në të ardhmen të cilat përfshijnë plotësimin e kuadrit ligjor, projektligjin për Grantin e bazuar në Performancë dhe projektligjin për Vetëqeverisje Lokale të cilat janë miratuar në qeveri dhe janë procesuar për në Kuvend.
Gjithashtu, Ministri Krasniqi ka theksuar se që nga marrja e mandatit ka pasur synim dhe qëllim kryesor qeverisjen e hapur, transparencën dhe digjitalizimin e shërbimeve, duke përmendur hartimin e planit kombëtar të veprimit për qeverisje të hapur në kuadër të Partneritetit për Qeverisje – GOP dhe platformën E-Komunat e cila synon rritjen e transparencës dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në nivelin lokal.
Rasti i emërimit të nënkryetarit të Komunës së Graçanicës nga radha e komunitetit shqiptar, bashkëpunimi me Komunat e Republikës së Kosovës, bashkëpunimi ndërkufitar ishin temat të cilat u trajtuan në pyetjet e anëtarëve të komisionit për administratë publike, pushtet lokal, media dhe zhvillim rajonal.
Në çështjet e adresuara nga anëtarët e komisionit parlamentar, Ministri z. Krasniqi është përgjigjur duke ofruar materialin e nevojshëm dhe sqarimet të cilat lidhen me këto çështje.
Në fund, Ministri z. Krasniqi i ka ofruar bashkëpunim të plotë komisionit duke theksuar rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional në fushën e zhvillimit lokal.