Dafina Zeqiri konsiderohet një prej këngëtareve më të suksesshme dhe më të dashura për publikun shqiptarë.
Ajo njihet për muzikën e saj sa argëtuese aq edhe inspiruese, ndërsa numëron fansat të shumtë, të cilës e duan dhe gjej motiv nga projekte e këngëtares.
Një mesazh prekës të një prej fansave të saj, Dafina e ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram.
Në mesazhin dërguar këngëtares, fansja tregon se ishte kënga “Duro” e Dafinës që e ndihmojë të kaloi një fazë të vështirë të jetës.
Ndërkohë, artistja ka bërë disa postime tjera, duke shkruar për rëndësinë që ka dashuria dhe përkrahja e tyre për të.
Dafina u shpreh se nuk ka fjalë që ta përshkruaj se si ndihet kur dikush thotë se ka kaluar ditët më të vështira të jetës me ndihmën e muzikës së saj.
“Nga të ia filloi? Si do mund të ua përshkruaj se si po ndjehem, kur dikush më tregon se si muzika ime i ka inspiruar, i ka ndihmuar të kalojnë disa nga ditët e tyre më të këqija në jetë? Muzika më ka shpëtuar mua, po emocionohem kur po e shkruaj këtë… Zoti e ka ditur atë ditë se nuk ishte koha ime akoma dhe se duhej të mbijetoja dhe të iu ndihmoja të tjerëve të mbijetojnë po ashtu”, ka shkruar këngëtarja.
Tutje, ajo tha se dy vitet e fundit ishin të vështirë për të gjithë për shkak të pandemisë së COVID-19, por shpreson se 2022 do të jetë më i mirë se ata paraprak.