“Diell” e Fifit arrin 7 milionë klikime

Projekti “Diell” e Fifit momentalisht është një nga këngët më të dëgjuara e më të pëlqyera nga publiku.

‘Demo’, e publikuar vetëm disa javë më parë në YouTube, për kaq pak ka korrë suksese të mëdha.

Siç ka njoftuar së fundmi Fifi, kjo këngë ka grumbulluar shtatë milionë klikime.

“Urime për shtatë milionë e disa qindra. Ju dua të gjithëve”, kanë qenë fjalët e 27-vjeçares.