Aktorja e njohur nga Gjilani, Adriana Matoshi, pak ditë më parë u lirua nga spitali pas një ndërhyrje që bëri në kokë.
Ajo ditë më parë iu nënshtrua një operacioni në tru, meqenëse njoftoi se iu rikthye tumori pas nëntë vitesh.
Në këtë periudhë të vështirë, deputetja e LVV-së ka falënderuar të gjithë që po interesohen për shëndetin e saj.
E njëjta shton se më shumë është duke pushuar dhe për këtë është e pamundur që t’i kthejë të gjitha mesazhet.
“Faleminderit që po më shkruani e po më thërrisni me më pyet për shëndetin. Më shumë po rri duke fjetur e duke pushuar, shumë pak në telefon edhe është e pamundur që t’i hap të gjitha mesazhet”, ka thënë Matoshi në një postim të shpërndarë në InstaStory.
“Ma bëni hallall. E di që po më kupton edhe nga brendësia e shpirtit iu jam mirënjohëse e shumë falënderuese. Zoti ju ruajt e ju dashtë”, vazhdoi më tej ajo.
Duhet theksuar se Adriana u diagnostikua për herë të parë me tumor në tru në vitin 2012, kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt.