Teksa Bora Zemani thumboi Donaldin një natë më parë, duket se përgjigjen e ka marrë nga vëllai i tij, Romeo.
Ky i fundit ka shpërndarë në instagram një pjesë shkëputur nga një film shqiptar duke i dërguar një mesazh moderatores.
“Nga 6 veta që ishim atë natë kemi mbetur gjallë vetëm ne të dy. Asnjeri tjetër nuk e di atë ngjarje”, thuhet në videon e shpërndarë nga Romeo.
Një javë më parë, ai u fut në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke i bërë surprizë të vëllait.
Kur po e këshillonte mbi mënyrën si duhej të sillej, Romeo i kujtoi Donaldit se edhe pse u vu me shpatulla pas murit u tregua burrë duke mos folur.
Kjo deklaratë e tij është interpretuar në media si një tradhti e Borës ndaj Donaldit jashtë Big Brother Vip.
Çfarë tha Bora një natë më parë
Ajo iu referua një trekëndëshi dashurie që është krijuar në programin që ajo drejton, Përputhen. Bora tha se një djalë nuk duhet të luajë me dy vajza pasi në fund mund të mbetet vetëm.