Dy persona janë arrestuar në Suhadoll të Graqanicës pasi që të njëjtit dyshohet se janë të përfshirë në një përleshje fizike të ndodhur me 2 dhjetor të këtij viti.
Policia në raportin shtesë përkitazi me këtë rast ka njoftuar se me 12.12.2021 njësiti i hetuesisë ka identifikuar dhe arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Mbrëmjen kur kishte ndodhur përleshja fizike, ishte arrestuar një person tjetër i cili dyshohet se ka përdorë armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes ishte konfiskuar pistoleta e përdorur në rast dhe një predhë.
Viktimat kishin pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit ishte dërguar në mbajtje.