Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë reaguar ndaj deklaratës së sotme të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës ku ai tha se sindikatat kanë bërë memorandum me PAN-in.
Në reagimin e FSSHK-së thuhet se Kurti po tenton të shpërqëndrojë opinionin rreth kërkesës për rritje të pagës dhe miratimin e Ligjit të Pagave.
FSSHK shkruan se Kurti është në rrugë për të dështuar dhe po dezinformon.
Ky është reagimi i plotë:
Reagim ndaj fjalimit të Kryeministrit Kurti të bër sot dt.13.12.2021 gjatë mbledhjës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Njoftojmë opinionin e gjerë publik se ato çfarë thotë Kryeministri Kurti asnjë nuk qëndron, i njejti me gjuhë të ashpër e urryese njollos punën tonë duke tentuar që në këtë mënyrë të shpërqëndron opinionin rreth kërkesës tonë legjitime asaj të: Rritjen e pagës dhe miratimin e Ligjit të Pagave, ku për realizimin e të cilave do ti përdorim të gjitha mjetet legjitime të reagimeve sindikaliste pavarësisht presionit dhe linçimeve karshi nesh! Për të qenë të qartë kështu duke e demantuar atë se çka zt.Kurti përmendi sot ju rikujtojmë se: Me dt 22.05.2017 Federata e Sindikatave te Shendetësise se Kosovës ka dërguar kërkesë prej 13 pikësh 5 partive politike:
LDK, PDK, AAK, LVV, NISMES, e me dt 23.05.2017 AKR e PD poashtu, ku në pikën e 5 të kësaj kërkese FSSHK-ë cek Ligjin e Pagave duke kërkuar përcaktimin e koeficientëve për të gjithë të punësuarit në sektorin publik me theks të veçantë punëtorët shendetësorë, mirëpo me sa po shihet sikur se atëherë as sot nuk ka gjetur vullnetin e mirë Kryeministri me partinë e tij që t’ju vihet në ndihmë punëtorëve shëndetësorë me qëllim që t’ju përmirësoj mirëqenien!! A është e drejtë kjo çka kemi kërkuar? PO është, ka qenë e do të jetë..! Dëshpërimisht, duke qenë se zt.Kurti është në rrugë për të dështuar njëkohësisht duke dezinformuar në të gjitha aspektet, atëherë si mbetet asgjë tjetër vetëm shkatërrimi i Sindikatave. Shihemi në Grevë!
Me respekt,
FSSHK-së
PS. Gjene bashklidhur Kërkesën e FSSHK-së adresuar Partive Politike të datës 22.05.2017 dhe Marrëveshje mirëkuptimi me PAN 01.06.2017.