Ministrja për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Social në Serbi, Gordana Çomiq, i ka kërkuar Brukselit që t’ua liberalizojë vizat qytetarëve të Kosovës.
Çomiqi këto komente i bëri për “EurActiv” në margjina të një ngjarjeje online, e organizuar nga organizata “Friends of Europe”.
“Brukseli duhet të realizojë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe të hapë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë Veriore dhe me Shqipërinë”, ka thënë Çomiqi, ndërsa ka shtuar se “kjo nuk u kushton asgjë”, por se me këtë dërgohet mesazhi se BE-së “i kujtohet se projekti i paqes është ideja mbi të cilën është ndërtuar Unioni”, siç citon mediumi i pavarur serb “Nova”, transmeton Zeri.info.
Ndër të tjera, ajo tha se Serbinë dhe Malin e Zi duhet lënë që t’i kryejnë detyrat e tyre të shtëpisë.
“Këtë jemi duke e bërë”, tha ajo për “Euractiv”.