IKShPK dërgon në Gjermani 72 mostra të dyshuara për variantin Omicron

A laboratory technician prepares COVID-19 patient samples for semi-automatic testing at Northwell Health Labs, Wednesday, March 11, 2020, in Lake Success, N.Y. The US Food and Drug Administration has approved faster testing protocols as the viral outbreak continues to spread worldwide. For most people, the new coronavirus causes only mild or moderate symptoms. For some it can cause more severe illness. (AP Photo/John Minchillo)

72 mostra pozitive me SARS-CoV-2 janë dërguar për sekuecionim gjenetik në Gjermani.

Këto mostra dyshohet se kanë në përbërje variantin e ri të COVID, atë Omicron.

Era Pireva nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline se këto mostra janë mbledhur javëve të fundit dhe janë dërguar në Gjermani më 7 dhjetor.

“Në kuadër të mbikqyrjes së rregullt virologjike të SARS-CoV-2, më 7 dhjetor 2021, kemi nisur 72 mostra pozitive të mbledhura gjatë javëve të fundit, për sekuencionim gjenetik në Gjermani përmes projektit që financohet nga ECDC (European Center for Disease Control)”, ka thënë Pireva.

Sipas saj, rezultatet për këto mostra pritet të pranohen për afro dy javë.

Omicron është varianti më i ri i COVID-19 dhe OBSh e ka konsideruar si më pak të rrëzikshëm në krahasim me variantin Delta.

Megjithatë, sipas të dhënave të mbledhura dhe shkencëtarëve, ky variant duket se nuk ndikohet shumë nga dy doza të vaksinave anti-COVID.

Omicron është detektuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, ndërsa u përhap me shpejtësi në Evropë.