Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora arrin që të tërheqë vëmendje me secilën paraqitje.
Ylli i muzikës njihet për stilin e saj të veçantë, dhe ajo nuk heziton që herë pas here të eksperimentojë me dukje e saj.
Edhe së fundmi, këngëtarja e hitit “Let You Love Me” ka sjell disa pamje ku shihet me flokë të shkurtër, teksa pozon e veshur vetëm në të brendshme.
31-vjeçarja duket provokuese dhe në formë të mirë në të brendshme me ngjyrë të zezë dhe disa aksesor të gjatë vendosur në qafë që vinin deri tek beli, artistja kompletoi paraqitjen me grim të theksuar, teksa linjat e saj joshëse ishin në fokus.
Ishte grimerja e njohur britanike, Isamaya Ffrench, e cila ka kujtuar një nga paraqitjet e saj nga viti i kaluar, dhe ndau me fansat në Instagram këtë dukje të Ritës, e cila gjithashtu e ripostoi më pas në llogarinë e saj të Instagramit.
Ndërkohë, kujtojmë që Rita ditë më parë lansoi këngën e re “Follow Me” që erdhi në bashkëpunim me DJ Sam Feldt.