E tmerrshme: Një grua shtatzënë bashkë me një fëmijë 5 vjeç banojnë në kushte të papërshkrueshme në Mitrovicë

Një grua shtatzënë së bashku me një fëmijë 5 vjeçar janë duke banuar në kushte të tmerrueshme në një shtëpi të braktisur, pranë Liqenit Akumulues në Mitrovicë.

Në pamjet e publikuara nga faqja mitrovicase “Jepi zë” shihet improvizimi i një ambienti banues, por me kushte minimale.

Ndërkaq, shtëpia ku gruaja është duke banuar nuk ka as më shumë e as më pak sesa skeletin prej tullave.

Brenda shtëpisë shihet një karrocë e fëmijëve, disa lodra dhe ushqim i përgatitur, të vendosura nga vetë gruaja në shtëpinë pa dyer e dritare.

Raportuesi i këtij rasti i ka thënë “Jepi zë” se kjo grua i kishte kërkuar shtëpi për strehim diku, por ai i kishte ndihmuar ta rregullojë këtë shtëpi duke vendosur disa blloka dhe jastëk për ta mbrojtur pak nga të ftohtit.