Chelsea është afër të arrijë marrëveshje me Thiago Silvan dhe Andreas Christensen për rinovimin e kontratës.
Silva është ndër më të mirët të “Blutë” që prej transferimit në vitin 2020 dhe zhvilloi rol të rëndësishëm në suksesin për Ligën e Kampionëve.
Sidoqoftë, ka pasur disa pasiguri për të ardhmen e Silvas gjithashtu me Chelsean që do humbas në verë më shumë gjasa Antonio Rudigerin.
Christensen është tjetër qendërmbrojtës që do bëhet agjent i lirë në verë, por eksperti i merkatos, Gianluca di Marzio, raporton se Chelsea ka besim që do t’i ‘blindojë’ dy lojtarët.
Raporti shton se klubi londinez është vetëm një hap larg marrëveshjes me danezin, që kërkohet nga klubet si Milan, Tottenham dhe Barcelona, derisa pritet të nënshkruajë rinovim për katër vite, me opsion për të pestin.
Ndërsa, Chelsea shpreson gjithashtu të rinovojë me brazilianin edhe për një vit, që do ta mbajë në “Stamford Bridge” për se paku deri në vitin 2023.
Pos kësaj, skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel pritet të nënshkruajë edhe me Jules Kounde nga Sevilla.