321 raste aktive me COVID në Kosovë

Në vendin tonë janë 321 raste aktive me virusin korona.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orëshin e kaluar u shënuan 7 raste pozitive, ndërsa 10 pacientë u shëruan.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.358 doza të vaksinës”, thuhet gjithashtu në njoftim të MSh-së.