Policia e Kosovës ka dhënë detajet e vrasjes së mbrëmshme në Hajvali, e cila erdhi si pasojë e një incidenti në mes disa personave.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në orën 21:35 minuta.
“Vrasje e rëndë. Hajvali 10.12.2021 – 21:35. Është raportuar se pas një incidenti të ndodhur mes tre personave të dyshuar meshkuj kosovarë dhe viktimës mashkull kosovar, ky i fundit dyshohet se është sulmuar me thikë dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në raport.
Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.