Modelja nga Shqipëria, Kejvina Kthella merr vëmendjen në secilën paraqitjet që bën.
Ajo herë pas here ngacmon imagjinatën e fansave duke sjell imazhe provokuese, në të cilat kujdeset që t’i theksoi linjat.
E njëjtë ka vepruar edhe këtë herë, teksa postoi fotografi në të cilat dukej tejet joshëse dhe në formë të mirë.
“Po më pëlqen vetja shumë sot”, ka shkruar modelja në një postim që ka bërë në InstaStory, ku shihet e veshur me një fustan të shkurtër me ngjyrë të zezë.
Teksa më pas postoi edhe disa foto tjera ku shihet e veshur me një robdishan nga marka e famshme, Philipp Plein.
Modelja e cila ndiqet nga më shumë se 750 mijë ndjekës pranoi komente dhe pëlqime të shumta nga ana e fansave të saj.
Ndërkohë, kujtojmë që modelja krahas fotosesioneve që ka realizuar aktualisht, ka kohë që nuk është paraqitur në ndonjë projekt televiziv, nga ku edhe mori famën më të madhe.