Kuvendi i Berishës, Topalli: Sot është dita më e bukur politike pas 30 vitesh

Jozefina Topalli, ish-deputete e Partisë Demokratike, ka reaguar lidhur me mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike që është iniciuar nga Sali Berisha.

Sali Berisha - Jozefina Topalli - Arben Imami1 - Droni.al

Përmes një postimi në mediat sociale, Topalli shkruan se sot është dita më e bukur e politikës pas 30 vitesh dhe shton se sot është ushtrimi demokratik më i veçantë.

“Kjo është dita më e bukur politike pas 30 vitesh. Ajo që po ndodh sot është ushtrimi demokratik më i veçantë. Sot delegatët dhe anëtarësia e PD po bën histori”, shkruan ish-nënkryetarja e PD.

Topalli është një nga ish-zyrtarët e Partisë Demokratike e cila është shprehur pro lëvizjes së Sali Berishës.