Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj janë arrestuar nga Policia, si të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor në Gllogjan.
Vdekja tragjike e Heroinës tronditi vendin më 14 qershor 2020. Pasi ajo i dha fund jetës, vëllai i saj, që sot u arrestua, Malsor Mehmetaj kishte bërë tatu emrin e motrës “Heroina”.
Prokuroria Themelore në Pejë sonte njoftoi për arrestimin e tre personave, të cilët tashmë janë dërguar në ndalim. Sinjali po ashtu raportoi se përveç arrestimit të tre personave, njësitet policore tashmë kanë nisur aksionin për kapjen e të dyshuarit të katërt lidhur me këtë vrasjen e trefishtë.