Godet këmbësorin dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vozitës në Suharekë ka goditur një të mitur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur të premten në orën 11:30 në Suharekë.

“Vozitësi i pa njohur, me veturën ka goditur këmbësorin mashkull kosovar (i mitur) dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë. Rasti është duke u hetuar.