Dafina Zeqiri shfaqet unike në imazhet e radhës, vë në pah linjat trupore

Viti që po lëmë pas ka qenë padyshim i suksesshëm për këngëtaren  njohur, Dafina Zeqiri.

Këngëtarja ka lansuar disa projekte solo dhe bashkëpunime që u kthyen në hite dhe akoma vazhdojnë të dëgjohen.

Por, Dafina në muajin tetor publikojë albumin “Dafinë Moj”, duke sjell bashkëpunime me disa emra të njohur të estradës.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Krahas kësaj, artistja e famshme numëron mbi 1.7 milion ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, ku edhe është mjaft aktive.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Disa fotografi joshëse Dafina postoi edhe së fundmi, ku shihet e veshur me një stil mjaft unik.

Me një xhaketë bardhë e zi nga Balenciaga, kostum të ngjashëm që përfshinte pantallona dhe bluzë të shkurtër bardhë e zi, të cilat i kompletoi me një palë taka të larta me ngjyrë të bardhë.

Ndryshe, Dafina mbetet aktive me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë kësaj sezone