Ciara ka treguar lëvizjet e saj mahnitëse dhe jashtëzakonisht mbresëlënëse të vallëzimit.
Këngëtarja e “Dance Like We’re Making Love”, 36 vjeçe, bëri një postim në Instagram të enjten (9 dhjetor) për t’u bërë pjesë në “sfidën e ekuilibrit” dhe për të thënë se ajo e dominoi plotësisht mund të jetë një nënvlerësim.
Në videon gati 40 sekonda, e cila u postua gjithashtu në llogarinë e saj në TikTok, Ciara shfaqet e veshur me mini-fund ngjyrë portokalli duke lëvizur të pasmet e saj ndërsa është ‘topless’, teksa shihet vetëm shpina e saj, e cila është pjesërisht e mbuluar nga flokët e saj të gjata.
Kamera më pas shfaqet për të treguar këngëtaren, e cila u martua me yllin e NFL, Russell Wilson në vitin 2016, duke balancuar pa mundim një shishe “Ten to One Rum” e vendosur mbi kokën e saj, ndërsa vazhdon të bëj në mënyrë provokuese dhe të shkathët vallëzimin ‘twerk’, shkruan People.
E quajtur teknikisht “sfida e bilancit të shisheve”, sipas një videoje të postuar në llogarinë e TikTok-it në YouTube, përdoruesit e medieve sociale po marrin përsipër balancimin një shishe në kokën e tyre ndërsa bëjnë një gamë të gjerë lëvizjesh kërcimi në sfidën më të fundit virale.
Ndërsa shumë të famshëm dhe fansa u mblodhën në seksionin e komenteve për të lavdëruar Ciarën për lëvizjet e saj të kërcimit, burri i këngëtares “Goodies” nuk ngopej me videon e saj të zjarrtë.
“Shihemi më vonë sonte pas punës”, ka komentuar ylli i futbollit, duke shtuar disa emoji me zemër.
Kujtojmë që Ciara dhe Russell Wilson janë prindër të një vajze dhe një djali.