Arjola Demiri: Nuk po viktimizohem, nuk e dini çfarë kam kaluar

Një diskutim i nxehtë ka ndodhur që në fillim të spektaklit të sontëm të Big Brother VIP.

Në një video të shfaqur nga produksioni ka bërë që të acarohen marrëdhëniet mes Arjolës dhe Einxhelit.

Gjatë këtij debatimi, Arjola u emocionua duke thënë se ajo ka hyrë në BB për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e saj deh asnjëherë nuk është viktimizuar.

“Nuk po viktimizohem. Ju nuk e dini çfarë kam kaluar. Nëse jam rrëzuar dy herë, jam çuar 7 herë në këmbë”, ka thënë Arjola, e cila shpërtheu në lot.

Einxhel në anën tjetër argumentoi që as Arjola nuk e di se çfarë ka kaluar Einxhel, duke kërkuar që të mos ulë poshtë përjetimet e tjetrit vetëm se nuk janë të njëjta.