Një fëmijë në Skenderaj ka vdekur në rrethana të dyshimta gjatë ditës së djeshme.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i njëjti ishte dërguar në emergjencë, por që kishte ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Detaje tjera rreth këtij rasti nuk janë dhënë.