Sindikata e KEK-ut me protestë masive, kërkojnë kthimin në punë e kontratën kolektive

Sindikata e Re e KEK-ut është duke protestuar para ndërtesës së Toskanës në Prishtinë.

Tashmë disa nga punëtorët janë mbledhur për të protestuar, e ku po kërkojnë realizimin e kërkesave që janë adresuar më parë.

Ata po kërkohen rrogën e 13-të për punëtorët e KEK-ut, sigurimi shëndetësor të bëhet për afat njëvjeçar, e jo për çdo tre muaj sikurse është tani, zbatimi i marrëveshjes kolektive, sektoriale, sigurimi i pajisjeve personale mbrojtjes për punëtorë si dhe mjetet higjienike, janë disa nga arsyet e protestës së sotme.

Po ashtu po kërkohet që të paguhen kushtet e punës për të gjithë punëtorët e KEK-ut.