Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se është anuluar procesi me përzgjedhjen e veprave të artit për blerje nga shteti.
Në njoftim thuhet se kjo u bë përshkak të pankënaqësive të shumta nga artistët.
Njoftimi:
Për shkak të pakënaqësive të shumta nga komuniteti artistik në lidhje me përzgjedhjen e veprave të artit për blerje nga shteti, Ministria e Kulturës ka marr vendim të anulojë gjithë procesin.
Angazhimi ynë për të mbështetur dhe fuqizuar skenën e pavarur kulturore të Kosovës nuk do të ndalet. Mbesim të përkushtuar që të zhvillojmë procese gjithëpërfshirëse në shërbim të komunitetit artistik.