Kurti thërret mbledhje të Qeverisë, këto janë pikat e rendit të ditës

Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thirrur për sot një mbledhje të qeverisë së tij, shkruan lajmi.net.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate nga Zyra e Kryeministrit.

Mbledhja do të mbahet me fillim nga ora 14:00.

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i Projektligjit për Aktet Juridike (ZKM)

Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-118 (MD)

Shqyrtimi i Projektligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit (MD)

Shqyrtimi i Projektligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave (MD)

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Civile në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (MD)

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Bashkimit Evropian në njërën anë dhe Kosovës nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Horizon Europe – Korniza e Programit për Kërkimin dhe Inovacionin (MAShTI)

Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale (MAPL)Shqyrtimi i Projektligjit për Sistemin e Menaxhimit të Përformancës së Komunave dhe Skemave të Grantit të Bazuar në Performancë (MAPL)

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të Ndhimës Scoaile në Kosovë” (MF)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Grupit Koordinues Ndërinstitucional për të Drejtat e Njeriut (ZKM)

Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për shfuqizimet e Udhëzimit Administrativ për kompensimin e punës jashtë orarit dhe pjesëmarrjen në seanca gjyqësore të Ekspertëve Mjeko-ligjorë (MD)

Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ për Vlerësim të ndikimit Buxhetor për Nismat e reja Qeveritare (MFPT)

Shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për Cilësinë e Ujit të Destinuar për Konsum Njerëzor (MSh)

Shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar (MFPT)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e zëvendësimit të burimit të financimit dhe bartjen e shpenzimit te organizatat buxhetore nga granti qeveritar (10) te burimi i financimit nga huamarrja (04), Instrumenti për Financim të Sektorit Publik për Reagim Emergjent ndaj COVID-19 (MFPT)

Shqyrtimi i kërkesës së Komunës së Gjakovës për transferimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Ekonomisë për shlyerjen e obligimeve të Komunës së Gjakovës lidhur me projektin “Impianti i Ujërave të Zeza” (MFPT)

Shqyrtimi i Draftit të Raportit mbi nivelin e Ekzekutimit të Prijekteve të Huamarrjes (MFPT)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr.09/24 të datës 11.08.2021 (MD)