Aty,këto organizata thonë se dialogu nuk po përmirëson marëdhëniet mes dy shteteve, dhe se ekziston nevoja për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë e Serbi.
Kësisoj këto OJQ kanë adresuar disa kërkesa ndaj qeverive të Kosovës dhe Serbisë.
Deklarata e plotë e këtyre OJQ-ve:
Duke qenë dëshmitar se marrëdhëniet Kosovë-Serbi nuk po përmirësohen përkundër procesit të vazhdueshëm të dialogut, shprehim shqetësimin tonë të thellë për përkeqësimin e situatës në terren dhe ndikimit në jetën e përditshme të qytetarëve. Ekziston nevoja për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut të grupeve jo-shumicë në Serbi dhe Kosovë.
Të shqetësuar se dialogu po përdoret për të zhvendosur vëmendjen nga çështje të rëndësishme si dobësimi i sundimit të ligjit, korrupsionit dhe sfidave që ndërlidhen me të drejtat e njeriut.
Duke marrë parasysh se dallimet kontekstuale në lidhje me nivelet e demokracisë, sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushtetit, të cilat ndikojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës:
U bëjmë thirrje qeverive të Serbisë dhe Kosovës që të:
vazhdojnë dialogun në mënyrë thelbësore dhe të qëndrueshme;
zbatojnë menjëherë marrëveshjet e arritura;
përmbahen nga retorika nxitëse ndaj komuniteteve pakicë dhe narracioneve populiste në lidhje me marrëdhëniet reciproke dhe historinë;
zotohen për transparencë dhe të sigurojnë pjesëmarrje qytetare;
marrin masa të menjëhershme
ë brendshme për integrim.
respektojnë të drejtat e komuniteteve pakicë; dhe,
ndërmarrin veprime që çojnë drejt ndërtimit të marrëdhënieve dhe besimit në mes të komuniteteve.
I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të:
mbështesin dialogun dhe marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve që nuk dëmtojnë demokracinë në Kosovë dhe Serbi;
pëqëndrohen në zgjidhje thelbësore në vend të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të rastit ndërmjet palëve në dialog;
mbështesin shoqërinë civile në kuptimin më të gjerë (OShC, akademinë, institucionet kulturore, mediat, sindikatat, etj.);
angazhohen për normalizimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme ndërmjet dy palëve;
nxisin një debat më të gjerë ndër-shoqëror dhe brenda-shoqëror mbi zgjidhjet dhe prioritetet e mundshme në dialog.
Ne zotohemi të vazhdojmë:
nxitjen e një debati thelbësor dhe të vazhdueshëm ndërmjet shoqërisë civile në Serbi dhe Kosovë;
shkëmbimin në kohën e duhur të informatave rreth çështjeve, kontekstit dhe zhvillimeve në të dyja shoqëritë;
reagime të përbashkëta për çështje që përkeqësojnë situatën në terren dhe kanë ndikim të dëmshëm në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve;
përqëndrimin tonë në sfidat e vazhdueshme të cilat nuk kanë gjetur zgjidhe apo janë margjinalizuar për shkak të çështjeve ose incidenteve aktuale;
krijimin e një hapësire për udhëheqje proaktive të shoqërisë civile në krijimin e marrëdhënieve më të mira dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut, dhe jetës së përditshme të qytetarëve;
t’i marrim parasysh dallimet ndërmjet proceseve në Serbi dhe Kosovë dhe reagojmë në përputhje me ato procese duke kërkuar veprime në drejtimin e duhur;
përfshirjen e pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë civile për një dialog të vazhdueshëm ndërmjet aktorëve të shoqërisë civile dhe mundësimin e përfshirjes së konsiderueshme për secilin dhe të gjithë.
Nënshkruesit:
Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC) Mitrovicë e Veriut
Advocacy Training and Resource Center (ATRC)
Assist Kosovo Center – ASSIST, Prishtinë
Belgrade Fund for Political Excellence (BFPE)
Belgrade Centre for Security Policy
Balkan Policy Research Group (BPRG)
Crno-beli svet, Mitrovicë e Veriut
Center for Advocacy and Democratic Development (CADD)
Center for Peace and Tolerance (CPT)
Centar za regionalizam Mitrovicë
Civic Initiatives, Beograd
Council for Human Rights – Bujanoc
Democracy Plus (D+)
Drita Dibrani, aktiviste e shoqërisë civile
European Fund for Balkan
Forum for Development and Multiethnic Collaboration (FDMC)
HANDIKOS, Kosovë
Iniciativa e Pavarur e të Verbërve, Kosovë
Instituti për Zhvillim dhe Integrim (IZHI)
Institute for Territorial Economic Development (InTER)
Jelena Lončar, akademike, Universiteti i Beogradit
Instituti i Kosovës për Drejtësi/Kosovo Laë Institute (IKD/KLI)
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë/Kosovar Centre for Security Studies (QKSS)
Instituti Demokratik i Kosovës/Kosova Democratic Institute (KDI)
Leadership and Development (LAD)
Lawyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)
Mitrovica Women Association for Human Rights (MWAHR)
NGO Advocacy for Society Development (AFSD)
NVO “PLEJADA” Prizren
NVO Communication for the development of society (CSD), Graçanicë
NGO Aktiv
New Social Initiative, Mitrovicë
OJQ “Drugëza”
OJQ “VISION 02” Istog
OJQ Aureola
OJQ Qendra e Gruas “ATO” Vushtrri
OJQ Roma in Action Gjakovë
Open Society Foundation, Novi Sad-Beograd
Rahim Salihi, aktivist, Bujanoc
The Balkan Forum
Unioni i Punëtorëve Social të Kosovës
Valon Arifi, aktivist i shoqërisë civile, Prishtinë
Vjollca Krasniqi, akademike, Universiteti i Prishtinës
Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)
Xhejrane Lokaj, aktiviste e shoqërisë civile
Youth Initiative for Human Rights (YIHR) Kosovë
Youth Initiative for Human Rights (YIHR) Beograd.