Në Komunën e Gjilanit sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të ri të kësaj komune.
Lutfi Haziri ka dorëzuar detyrën tek kryetari i sapozgjedhur i Gjilanit, Alban Hyseni.
Të njëjtit me këtë rast kanë bashkëbiseduar lidhur me Gjilanin dhe punët që e presin kryetarin e ri.
Me këtë rast Haziri ka uruar Hysenin duke thënë se Gjilani ka me ec në drejtimin dhe vizionin në të cilin është nis.
“Jemi krenar edhe për nivelin dhe shkalën e demokracisë që kemi pasur deri tash.Të uroj shëndet dhe suksesi të përcjelltë në tërë mandatin.Kemi me qenë këtu me ndihmu në çdo aspect, vetëm me ndihmu në trip parimet kryesore në mbështetje, konstruktivitet sepse kemi nevojë me ec sa më shpejtë dhe sa më drejtë në zhvillim”, tha Haziri.
“Kemi kryer procedurën e parë të betimit si Kuvend Komunal i Gjilanit dhe unë si kryetar i ri. Për mua është nder dhe kënaqësi që takohemi sot duke ditur se keni pasur disa mandate dhe megjithatë këto ndryshime që po ndodhin në demokraci janë gjithmonë të mira dhe freski, e njëjta ka me përcjell edhe në mandatet e ardhshme.U jam mirënjohës për përgatitjet e dokumentacionit dhe të tjerave”, tha Alban Hyseni.
Ai gjithashtu falënderoi Hazirin për pritjen e sotme.
“Besoj se si në zgjedhjet që kemi treguar për demokracinë si qytet besoj se do të jetë edhe në mandatin katër vjeçar në angazhim, e për projektet që kanë të bëjnë me qytetarët e Gjilanit.
Faleminderit edhe për pritjen dhe u jam shumë mirënjohës”, shtoi ai.