Pa live videon e Bora Zemanit, ky detaj nga Donaldi nuk ishte vërejtur

Aktori Igli Zarka ishte banori që qëndroi shumë pak ditë në shtëpinë e ‘Big Brother’, megjithatë ai arriti të ketë kontakte me konkurentët dhe t’i njohë sado pak.

Ai u largua për shkak të një problemi shëndetësor, ndërsa i ftuar në “Ftesë në 5” dha mendimin për disa prej banorëve.

Aktori tha se Donaldi ishte banori që i dha më shumë energji pozitive në shtëpi. “E kam vlerësuar shumë, pres të pi kafe me të kur të dalë”, u shpreh ai, ndërsa më tej komentoi dhe romancën që ka lindur në shtëpi mes Beatrix dhe Donaldit.

Kur aktori Donald Veshaj u pyet për marrëdhënien me Borën dhe a ka më ndjenja për të, u përgjigj shkurt, pa treguar se çfarë e ka zhgënjyer në atë marrëdhënie.

Igli Zarka tregon për një detaj, që e komenton sipas tij, si një akt burrërie: “Ai kafshoi dorën. Ky gjest do të thotë nuk flas. Tregoi burrëri! Edhe pse i kishte të gjitha armët drejtuar vetes, duroi”.

Donaldi u kryqëzua nga publiku dhe u konsiderua ‘tradhëtar’ në mesin e trekëndëshit Bora-Donald-Beatrix.