Mbrëmë qytetarët kanë filluar të pajisjen me letërnjofime.
Kjo u konfirmua edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Në përgjigje, ata thonë se janë furnizuar me material për letërnjoftime dhe se kanë filluar pajisjen e qytetarëve.
“Ashtu sikurse pandemia me Covid-19 ka shkaktuar vështirësi në tregun botërorë, edhe tek ne ka ndikuar duke pasur vështirësi në furnizimin me material për dokumente.
Mirëpo, ne tashmë jemi furnizuar me material sipas kontratës, dhe ju njoftojmë se pajisja e qytetarëve me Letërnjoftime është duke u bërë”, thuhet në përgjigje.