Kryetari i Klinës prezanton drejtorët e rinj komunal

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj pasi ka emëruar një ditë më parë nënkryetaren e komunës, ka vazhduar t’i emëroj edhe disa nga drejtorët komunal.

Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, Elezaj ka bërë me dije se e ka emëruar Aziz Deskun drejtor të Financave, ekonomisë dhe zhvillimit.

Fatjona Gashin ka bërë me dije se e ka emëruar drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Binak Sylajt i është besuar pozita e drejtorit të administratës, ndërsa Besnik Marku është emëruar drejtor i Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronësisë.

Kujtojmë se Elezaj e mposhtë në balotazh kandidatin e PDK-së, për kryetar të kësaj komune, i cili kishte edhe mbështetjen e LDK-së.

Ky është mandati i dytë i Elezajt në krye të Klinës.