Ana Lleshi dhe Mevlan Shaba janë dy ish-konkurentët e ‘Përputhen 2’, që nuk arritën të gjejnë dashurinë e tyre brenda programit.
Ana është konkurentja që bëri bujë të madhe me skandalin e saj me Arjonin, ku u nxorën shumë detaje të pathëna dhe më pas u përjashtu nga programi, shkruan lajmi.net.
Por ajo edhe pas përjashtimit gëzoi raport të mirë me produksionin dhe u kthye shumë herë si opinioniste në ‘Përputhen Prime’.
E në anën tjetër ishte Mevlani ai i cili qëndroi më së gjati në program por që asesi nuk arriti të ndërronte statusin e beqarit. Ai u përfol shumë për marrëdhënien e tij me Ledjanën, raport ky që ka përfunduar keq mes dy ish-konkurentëve.
Tashmë kur edicioni i ‘Përputhen 3’ ka filluar, shumë shpejt do të ketë risi. Pikërisht autorja e emisionit Olsa Muhameti ka paralajmëruar se edicioni i tretë do të rikthejë ish-konkurentë të sezonit të kaluar.
Ekskluzivisht për lajmi.net, burimet tona kanë zbuluar se kush do të jenë dy ish-konkurentët e parë që do t’i bashkohen këtij edicioni.
Ana Lleshi dhe Mevlan Shaba do të jenë dy ish-konkurentët që do të rikthehen në program si dy konkurentë.
Ata do të hyjnë shumë shpejt në program, duke sjellur kështu atmosferë ndryshe mes konkurentëve.