Banorët e parë tashmë janë vendosur në lagjen “Kodrina” të kryeqytetit. Kjo u bë e mundur pasi që është kompletuar me sukses Blloku R09 – faza e parë ndërsa po punohet në vazhdimësi, për ta jetësuar komplet këtë lagje.
Në njoftimin e fundit të kësaj kompanie thuhet se “Tregtia edhe kësaj radhe përmbushi obligimet kundrejt blerësve duke përfunduar asfaltimin e rrugës në Bllokun R.09 dhe R.10, pjesë e infrastrukturës së brendshme të lagjes Kodrina”.
Sipas kësaj kompanie, nga neglizhenca e Komunës së Prishtinës (përfituese e miliona eurove në emër të taksës komunale për ndërtim), fatkeqësisht banorët e lagjes më të bukur në kryeqytet do të vazhdojnë të kalojnë nëpër rrugë të mjerueshme për të arritur në lagje.