Përfaqësuesi i Këshillit të Specializantëve, Dijon Musliu, ka bërë të ditur se specializantët do të protestojnë edhe nesër para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ai, në Sytë Shtatë në Klan Kosova, ka theksuar se protesta e tyre vjen sërish, pasi nga Komisioni për Buxhet dhe Financa u janë refuzuar pagesat për paga dhe për mëditje të punës së kujdestarisë 24 orëshe.
“Ne kemi paralajmëruar një protestë tjetër për nesër, kemi pasur një marsh edhe javën e kaluar. Nuk jemi të përfshirë me askënd, jemi një grup prej të gjitha klinikave dhe i përfaqësojmë interesat tona”.
“Protesta nesër do të fillojë nga ora 09:00 dhe do të zgjas deri në ora 11:00, do të mbahet para Ministrisë së Shëndetësisë. Kemi kërkuar të kemi një takim me ministrin e ri të Shëndetësisë, jemi duke pritur përgjigje dhe do të shohim se cila do të jetë zgjidhja për ne”,ka thënë Musliu,