“Tigri prej letre”, Kurti kritikohet ashpër nga ish-bashkëpunëtorja e tij e ngushtë për përfaqësimin me fusnotë

Ish-anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pasi i njëjti përfaqësoi Kosovën me fusnotë në një takim ndërkombëtar.

Kryeministri Kurti në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim-Asociimit përfaqësoi Kosovën më fusnotë, ndërsa për këtë u kritikua në opinion publik.

Dërguti nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar lidhur me këtë çështje. “Ylli në ballë JO, por në tavolinë”, ka shkruar Dërguti.

Postimit të saj ajo ia ka bashkangjitur edhe 2 fjalë të tjera ku shkruan “tigriprejletre” dhe “demaskim”, lidhur me këtë.