Reperja e njohur, Tayna po punon rreth albumit të ri, që do të jetë i pari në karrierë.
Teksa ditë më parë publikoi ‘intro’ e albumit “Heroina”, reperja nga Prizreni tashmë ka paralajmëruar edhe projektin e ri muzikor.
Kënga mban titullin “OFG” dhe do të jetë e vizuelizuar edhe me videoklip, ndërsa reperja së fundmi përmes një imazhi ka zbuluar edhe datën e lansimit.
“14.12”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e një imazhi të shkëputur nga xhirimet e klipit të ri.
Përveç projektit të ri, reperja nuk ka zbuluar akoma datën e lansimit të albumit të shumëpritur.
Ndërkohë, Doruntina Shala (emri i vërtetë) mbetet e angazhuar me mbrëmje muzikor edhe gjatë këtij sezoni.