Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu nuk ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike Ne vend të tij, ka raportuar zv.ministrja Linda Çavdarbasha lidhur me mbledhjen, trajtimin dhe asgjësimin e mbeturinave komerciale.
Ajo tha se te menaxhimi i mbeturinave ministria ka formuar grup punues që të bëhet reduktimi i qeseve të plastikës deri në vitin 2022.
Sipas saj, është bërë një plan konkret për menaxhimin e mbeturinave.
“Monitorimi bëhet çdo vit. Me qëllim të menaxhimit të mbeturinave të qeseve të plastikës ministria ka formuar grup punues që të bëhet reduktimi i qeseve të plastikës deri në vitin 2022. Në vitin 2023 fillon implentimi i masave të marra nga ministria”.
“Duke u bazuar në raportin e ujërave nga kompania për menaxhimin e deponive sanitare të Landovicës e Gjilanit, po punohet në menaxhimin e mbeturinave. Ministria është duke punuar që deponia e Mirashit të rehabilitohet. Për impiantin e Drenasit përgjegjës e është AUV-i”.
Deputeti Enver Halitit, paraqiti të dhënat nga raporti i auditimit për menaxhimin e mbeturinave.Sipas tij, janë planifikuar plane, por nuk është bërë hartimi për realizimin e tyre. Madje ai tha se për kategorizimin e mbeturinave ministria kishte ndarë 7 milionë euro.
“Në Kosovë operojnë numër i madh i bizneseve që gjenerojnë mbeturina. Moskrijimi i infrastrukturës jo adekuate për menaxhimin e mbeturinave ka rezultuar me mos klasifikimin e tyre”.“Ministria ka hartuar planin strategjik për menaxhimin e mbeturinave për vitin 2022. Nuk ka njohuri për rinvestime të bëra nga komuna. Hartimi i strategjisë së re ka filluar në vitin 2020. Janë planifikuar plane, por nuk është bërë hartimi për realizimin e tyre. Për kategorizimin e mbeturinave ministria kishte ndarë 7 milionë euro”.
“Projekti i impiantit në Mitrovice ka kushtuar 3.5 milionë euro, ende nuk është vendosur se kush do ta menaxhojë këtë impiant. Kompania pastrimi ka makineri për mbetje shtazore. Nga ekzaminimi nuk është vërejtura që ka hapësirë për deponitë e mbeturinave. Edhe inspektorati i Ferizajt dhe Fushë-Kosovës nuk kanë plane të punës”.Hajdar Beqa deputeti i PDK pyeti se a ka strategji për krijimin e deponive të reja, raporton EO.“Në bazë të raportit operon numër i madh i bizneseve që gjeneron mbeturina. Mungesa e klasifikimit ndikon diekt në shëndetin e njeriut. A ka strategji të krijimit të deponive të reja”.
Edhe deputeti tjetër i PDK-së, Rashit Qalaj tha se nuk ka pasur qasje serioze në trajtimin e mbeturinave.
“Deri më sot nuk kemi pasur qasje serioze në trajtimin e mbeturinave. Janë bërë investime të mëdha dhe nuk kanë përfunduar askund. Po besoj është qasje jo serioze e institucioneve tona”.