Mesazhi nga spitali në Gjermani: Nëse nuk vaksinoheni do të merrni këto ilaçe

Një spital në Gjermani ka gjetur një mënyrë mjaft të veçantë për të ftuar edhe njëherë qytetarët skeptikë për të marrë vaksinën antiCovid, në një kohë kur rastet e infektimeve në vend janë shtuar në mënyrë të frikshme.

Klinika “Rottal-Inn” në Saksoninë e poshtme ka zgjedhur të postojë foton e një tavoline plot me medikamente, flakonë, ilaçe dhe pajisje mjekësore dhe shkruan se këto janë ilaçet që duhet të marrin pacientët nëse shtrohen në spital me Covid.

“Armët në luftën kundër Covid-19. Këto barna, infuzione i jepen çdo ditë një pacienti me koronavirus të sëmurë rëndë dhe të ventiluar në njësinë tonë të kujdesit intensiv. Vaksina mund të mbrojë nga e gjithë kjo”, shkruhet në postim.