Një person dje është arrestuar pasi ka mashtruar një tjetër lidhur me shit-blerje e një banese.
Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari më 2018 ia kishte shitur banesën viktimës, por tani i njëjti s’mund ta marrë atë.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Lagjja Mati 1, Prishtinë 2018-2021 – NN. Viktima mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar vite më parë i kishte shitur një banesë, mirëpo i njëjti nuk ka mund të marr banesën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.