Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar se sot janë nisur edhe 265 afganë për në Kanada. Në njoftim bëhet e ditur se po punohet që mysafirët nga kampi Liya të largohen nga Kosova për një jetë të re.
“Sot ju uruam lamtumirën 265 miqve tanë afganë, të cilët sot herët në mëngjes u larguan nga Prishtina për në Kanada. Patëm kënaqësi që t’i mirëpritnim këtu dhe t’ju tregonim mikpritjen e vendit tonë”, thuhet ndër të tjera në postimin e MPB-së në Facebook.