Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar familjen Zymberi për vdekjen e babait të heroit Enver Zymberi, Muharrem Zymberi.
Konjufca ka thënë se Zymberi do të mbetet përherë në kujtime të brezave që vijnë.
“Urtësia, bujaria dhe atdhedashuria, virtyte këto që e shquanin bacën Muharrem, do të mbeten përherë në kujtimet tona dhe të brezave që vijnë”, ka thënë ai.
Telegrami i plotë:
“E nderuar familje Zymberi,
Me dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Muharrem, babait të heroit dhe ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, që ra heroikisht në mbrojtje të Republikës.
Urtësia, bujaria dhe atdhedashuria, virtyte këto që e shquanin bacën Muharrem, do të mbeten përherë në kujtimet tona dhe të brezave që vijnë.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Zymberi, të afërmve dhe miqve për humbjen e të dashurit të tyre.
U prehtë në paqe!”, thuhet në telegramin e kryetarit Konjufca.