Politikani i SPD, Olaf Scholz, është zgjedhur kancelar i ri i Gjermanisë. Bundestagu e ka votuar Scholz me 395 vota, ndërsa kundër zgjedhjes së tij ishin 303 vota dhe gjashtë abstenime.
Për të ashtuquajturën mazhorancë kancelarike nevojiteshin 369 vota.
Scholz bëhet kancelari i katërt i SPD pas Willy Brandt, Helmut Schmidt dhe Gerhard Schröder, shkruan Indeksonline.
Pas pak, Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier do t’i dorëzojë atij certifikatën e emërimit në Pallatin Bellevue, para se të bëhet betimi i tij në Bundestag.
Nga ora 13:30, në Bundestag do të lexohet lista e 16 ministrave të ri që do emërohen sot.