Zëvendësohen anëtarët e nëntë Kuvendeve Komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar Raportin financiar për periudhën e përfunduar më 30 shtator 2021.

Në mbledhjen e sotme u miratua edhe zëvendësimi i anëtarëve të Kuvendeve Komunale në Lipjan, Suharekë, Graçanicë,  Ferizaj, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, Partesh dhe Pejë.

Anëtarët e KQZ-së miratuan edhe projektin dhe agjendën për punëtorinë “Mësimet e nxëna për zgjedhjet e lokale 2021”, përfshirë buxhetin.

Në mbledhje u miratua edhe Raportit i shpenzimit të derivateve për veturat në periudhën janar-shtator 2021.