Reperi kanadez, Drake, u tërhoq të hënën nga çmimet “Grammy”, duke larguar kështu dy nominimet në të cilët ishte i përfshirë.
Drake, 35 vjeç, u nominua në dy kategori të “Grammy” muajin e kaluar në fushën e rapit – për ‘albumin më të mirë rap’ dhe për ‘performanca më e mirë rap’ me këngën “Way 2 Sexy”.
Sipas disa burimeve, kërkesa për t’u tërhequr ishte bërë nga reperi dhe menaxhmenti i tij, por nuk ka dhënë arsye të tjera.
“Certified Lover Boy”, i Aubrey Drake Graham, ishte ndër albumet më të shitura për vitin 2021.
Vitin e kaluar, ai kritikoi ceremoninë pasi miku i tij, The Weeknd, u largua nga lista e nominimeve. Në vitin 2019, Drake nuk pranoi të performonte në ceremoni dhe më pas kritikoi shfaqjen e çmimeve.
“Ky është një biznes ku ndonjëherë i takon një grupi njerëzish që mund të mos kuptojnë se çfarë ka për të thënë një fëmijë i racës së përzier nga Kanadaja ose se një vajzë spanjolle nga Neë York apo dikush tjetër”, shtoi Drake.
Edicioni i 64-të i këtij evenimenti do të mbahet më 31 janar të vitit 2022.