Modelja nga Peja, Arta Nitaj, ka zgjedhur një destinacion të veçantë për të kaluar fundvitin.
Në postimet e reja që ka ndarë në rrjete sociale, ish-aktorja e “O sa mirë” tregon se momentalisht ndodhet në Manhattan, New York.
Ajo ka ndarë disa pamje mrekullueshme të vendit teksa duket se po kalon një periudhë të mirë.
Ky udhëtim i Nitajt vjen pas pushimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai, ku qëndroi për një kohë të gjatë.
Krahas kësaj, artistja këtë periudhë ka qenë e angazhuar në disa videoklipe dhe për herë të fundit u shfaq në këngën e Dafina Zeqirit, “Murder on the dancefloor”.