Kryetari i zgjedhur i Gjilanit, Alban Hyseni ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit. Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook.
“Sot firmosa dokumentin e dorëheqjes nga pozita e deputetit. Ju faleminderit të gjithë kolegëve pa dallime partiake, për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Tani na presin detyra të reja dhe hapjen e një kapitulli të ri për Komunën e Gjilanit”, ka shkruar Hyseni në Facebook.
Gjatë kësaj jave ai do ta jap betimin në asamble si kryetar i ri i komunës së Gjilanit.