Ahmeti ia bënë dhuratë Ramës një tastierë

Përparim Rama edhe zyrtarisht e ka marrë detyrën e kryetarit të Prishtinës. Pozitën e udhëheqësit të kryeqytetit ia dorëzoi, ish kryetari Shpend Ahmeti.

Rama tha se dashuria për Prishtinën është ajo që i bashkon të gjithë, pa dallime partiake.

Madje tha se shpreson se do të udhëheq Prishtinën për tetë vjet.

Ndërsa, ish kryetari Ahmeti, tha se kjo pozitë është më e vështira në Kosovë, pasi çdo kohë duhet qenë në gatishmëri për qytetari.

Ai i dorëzoi edhe një dhuratë.

“Po ta jap këtë tastierë, por pa shkronjën P dhe R, mos me shkru emrin Përparim Rama”, tha Ahmeti derisa ja dorëzoi tastierën.

Megjithatë, Përparim Rama qe i shpejtë dhe iu përgjigj se ‘’me P dhe R, shkruhet Prishtina’’,