Një person është gjetur pa shenja jete në Suharekë.
Rastin në polici e ka lajmëruar një dëshmitar ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së në Suharekë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Ky është njoftimi i plotë:
VDEKJE E DYSHUAR
Suharekë, 05.12.2021-09:28. Dëshmitari kosovar ka raportuar se e kishte gjetur pa shenja jete viktimën kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i QKMF-së Suharekë, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.