Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“Ylli i javës” për xhiron e 17-të në #BKTSuperligë është shpallur futbollisti në radhët e Drita FC, Marko Simonovski.
Sulmuesi i bardhekaltërve ishte përcaktues në fitoren që skuadra e tij e realizoi si mysafire në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër FC Prishtina, me rezultat 1:0.
Ai shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, duke ia sjellë tri pikë të rëndësishme skuadrës së tij.
Simonovski po kalon një formë të shkëlqyeshme tek skuadra gjilanase, me gjithsej 5 gola të shënuar dhe 2 asistime në këtë edicion të BKT Superligës
Me këtë fitore FC Drita e ka ruajtur hapin me dy skuadrat e kreut të renditjes dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 3-të në #BKTSuperligës me vetëm 2 pikë më pak se lideri FC Ballkani.
Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e FC Dritës, e ndau Ilmi Alili, drejtor i degës kryesore të BKT./