Edhe pse Justin Bieber kishte marrë lutje të shumta përmes rrjeteve sociale për të mos marrë pjesë në koncertin në Arabinë Saudite, ai vendosi që të marrë pjesë, dhe kjo nuk po iu pëlqen fansave të tij.
Sipas fansave, ai ka shkuar thjeshtë për para, teksa i kishin bërë thirrje të mos performoj në një vend ku të drejtat e grave dhe burrave nuk janë të barabarta, si dhe homoseksualizmi është mëkat.
Pavarësisht përpjekjeve për të ndryshuar mendjen e Justinit, ai mbajti koncertin të dielën. Ai këndoi hitet e tij dhe sipas të pranishmëve, bëri të pamundurën për të bërë një shfaqje të shkëlqyer.
E pranishme në performancë ishte edhe gruaja e Bieber, Hailey.
Zëdhënësit e Justin nuk pranuan të komentojnë për këtë performancë.